Në këtë shkrim autori paraqet një përmbledhje të përgjigjeve ndaj pyetjeve që i janë adresuar nga anëtarët e komunitetit mbi çështjet e sigurimeve.
Përse duhet të sigurohemi?
Gjatë jetës mund të ndodhin ngjarje të paparashikuara të cilat sjellin pasoja të rënda ekonomike për familjen. Këto ngjarje mund të jenë vdekje natyrore, vdekje aksidentale, sëmundje apo gjymtime që shkaktojnë paaftësi për të punuar, djegie apo vjedhje e pasurisë etj. Duke u siguruar, pasojat ekonomike që rrjedhin nga këto ngjarje mbulohen nga kompanitë e sigurimeve. Duhet patur parasysh se pasuria më e madhe e një njeriu është aftësia për të krijuar të ardhura nga puna e tij. Varësisht nga vitet e mbetura për punë, kjo aftësi ka vlerë më të madhe se pasuria që individi ka krijuar gjatë jetës së tij. P.sh. një individ në moshën 40 vjeç që ka mesatarisht 30.000 dollarë të ardhura vjetore, krijon rreth 1.3 milion dollarë të ardhura deri në moshën 65 vjeç. Dy janë ngjarjet që mund të ndalojnë njeriun të realizojë këto të ardhura: vdekja ose paaftësia për punë. Palët në një kontratë sigurimesh janë: institucioni sigurues (insurer), i siguruari (insured) dhe përfituesi (beneficiary).
Përse duhet të sigurohemi?
Me vdekjen e një individi, familja duhet të përballojë një sërë shpenzimesh të cilat në disa raste arrijnë shuma të konsiderushme. Këto shpenzime janë:
- Shpenzimet e varrimit, trajtim mjekësor dhe barna, shpenzime për dokumentacion, etj, që llogariten në vlerën 10-15 mijë dollarë
- Kredi ose hua të pashlyera tek institucionet financiare apo individë
- Taksa për transferimin e pronave si p.sh., transferim tek trashëgimtarët e pronësisë së shtëpisë, llogarive bankare, investimeve etj. që shpesh arrijnë rreth 30% të vlerës së pronës.
Nga një këndvështrim më i gjerë, sigurimi i jetës plotëson një nga objektivat financiare në jetën e njeriut, që është lënia e një pasurie brezave pasardhës. Pra sigurimi i jetës është i barasvlefshëm me pasuritë e tjera të trashëguseshme si shtëpia, llogaritë në institucionet financiare, biznesi etj. Përmbledhtazi, shuma për të cilën duhet të sigurohemi llogaritet duke marrë parasysh faktorët e mësipërm. Përcaktues është fakti se çfarë objektivash financiare kërkon të arrijë një individ apo familja me lidhjen e një kontrate sigurimesh.
Sa lloje produktesh ekzistojnë për sigurimin e jetës?
Produktet për sigurimin e jetës kategorizohen në sigurim pa afat (permanent life insurance) dhe sigurim të përkohshëm (term life insurance). Sigurimi pa afat garanton marrjen a shumës së sigurimit me vdekjen e të siguruarit në çdo kohë ndërsa sigurimi i përkohshëm garanton marrjen e shumës vetëm në qoftë se vdekja ndodh brënda një afati kohor për të cilin është lidhur kontrata e sigurimeve. Zakonisht rekomandohet kombinimi i këtyre dy produkteve, d.m.th. të blihet një policë sigurimi jete me dy komponentë, një pa afat për tu garantuar një sigurim afatgjatë dhe një sigurim të përkohshëm për të mbuluar shpenzimet e përkohëshme si p.sh. shlyerjen e kredisë së shtëpisë. Brënda çdo kategorie ka një numër të madh produktesh që dallohen nga njeri tjetri nëse premio ose shuma e përfitimit janë variabël apo jo, marrja pjesë në fitimiet e kompanisë siguruese, mundësia për t’u konvertuar tek njëra tjetra etj.
Për të ulur koston e premios (premium) mund të blihet një policë për sigurim familiar. Premio llogaritet për çiftin. Sigurimi familiar parashikon marrjen e shumës nga i mbijetuari i çiftit (quhet first-to-die) ose nga pasardhësit pas vdekjes së të dy prinderve (last-to-die). Kontratat last-to-die janë më pak të kushtueshme se first-to-die.
Kompanitë ofrojnë për punonjësit kontrata sigurimi në grup të cilat janë më pak të kushtueshme se kontratat individuale për të njëjtën shumë sigurimi. Shpesh punëmarrësit kontribojnë një pjesë të premios. Për shumat e përfituara nga sigurimi i jetës nuk paguhen taksa.
A mbulohet vdekja jashtë Kanadasë?
Kur i suguruari vdes jashtë Kanadasë, ai konsiderohet i siguruar dhe përfituesit kanë të drejtën e marrjes së shumës pasi të paraqesin dokumentacionin që provon vdekjen e të siguruarit. Pagesa bëhët vetëm pasi kompania siguruese bën verifikimin e vërtetësisë së këtij dokumentacioni.
Ka ndonjë arësye që kompania siguruese të mos paguajë shumën e kontratës?
Ka dy arsye që mund të ndalojnë pagesën e shumës së sigurimit:
- Dhënie informacioni të gabuar, psh. aplikanti nuk ka deklaruar që ka patur infarkt dhe vdes nga infarkti brenda dy vitesh nga lidhja e kontratës.
- I siguruari vetëvritet brënda dy vitesh nga lidhja e kontratës.
Çfarë mbulon sigurimi i paaftësisë?
Sigurimi i paaftësisë bëhet për të zëvendësuar të ardhurat e humbura nga paaftësia për të punuar. Shuma e përfitimit paguhet çdo muaj dhe llogaritet si përqindje mbi të ardhurat përpara paaftësisë ose si shumë e paracaktuar.
Çfarë duhet të kemi parasysh në një kontratë sigurimi paaftësie?
Elementi i parë që duhet konsideruar është përcaktimi i paaftësisë, pra cili është niveli i paaftësisë i lejuar për të marrë shumën e përcaktuar në kontratë. Një inxhinier mund të konsiderohet i paaftë për punë në qoftë se ai nuk mund të punojë në profesionin e tij pasi ka humbur një gjymtyrë (që quhet Own Occupation) por ai konsiderohet i aftë për të kryer një punë tjetër si p.sh. arkëtar (Any Occupation). Nëse inxhinieri i gjymtuar do të kualifikohet për të marrë apo jo shumën e sigurimit varet nga përcaktimi i paaftësisë në kontratën e sigurimit.
Elementë të tjerë në kontratën e sigurimit janë: - shuma e përfitimit, e cila mund të jetë vlerë absolute p.sh. 500 dollarë në muaj ose 70% e të ardhurave para paaftësisë; - periudha e pritjes (Elimination Period), që është koha nga aplikimi për të marrë shumën deri në aprovimin nga institucioni sigurues; - periudha e përfitimit (Benefit Period), që është koha gjatë së cilës i siguruari garantohet se do marrë shumën e përfitimit p.sh. 10 vjet, deri ne 65 vjeç etj.
A ka lloje të tjera sigurimi paaftësie?
Në treg ofrohen shumë lloj produktesh. I përhapur është Critical Illness Insurance i cili është modeluar për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjeksor që nuk mbulohen nga OHIP për sëmundjet e zemrës, hemoragjisë celebrale dhe kancerit. Shuma e paracaktuar në kontratë i paguhet të siguruarit pavarësisht nga shkalla e sëmundjes dhe shpenzimet reale për kurim.
Gjithashtu ka produkte sigurimi që mbulojnë shpenzimet për shërbim mjeksor në shtëpi (Long-Term Care Insurance), shpenzimet kur i siguruari sëmuret jashtë Kanadasë (Travel Insurance), shpenzimet për trajtime mjeksore që nuk i mbulon OHIP (Extended Health Insurance Plans) etj.
Si llogaritet premio?
Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në nivelin e premios si p.sh. shuma e përfitimit, mosha, seksi, historiku familiar, pirja e duhanit, gjëndja shëndetësore, vendi i punës. Premio më të lartë paguajnë individët në moshë të vjetër, gra, që pijnë duhan, me probleme shëndeti, që punojne në punë të rrezikshme për jetën. Për të vlerësuar gjendjen shëndetësore, kompanitë e sigurimeve kërkojnë analiza mjekësore. Kujdes duhet treguar për të lidhur kontratat e sigurimit përpara se të arrihet mosha X5 ose X0 pasi llogaritjet e premios bëhen duke u bazuar në grup mosha si psh 35-39.
Po planet qeveritare çfarë mbulojnë?
Janë shërbimet që mbulohen nga karta shëndetësore OHIP nga i cili përfitojnë të gjithë banuesit në Kanada, përfshirë edhe ata me status refugjati. Plani garanton shërbimet bazë si vizitat mjekësore, qëndrimi në spital, diagnostikimet, medikamentet për të moshuarit, pajisje për të paaftët. Të gjithë provincat kanë plane sigurimi për të mbuluar paaftësitë që ndodhin në punë (Workers’ Compensation). Këto plane zëvëndësojnë deri në 85% të të ardhurave përpara paaftësisë. Tendenca e përgjithshme është që planet qeveritare të mbulojnë gjithmonë e më pak shërbime dhe kjo “barrë” t’i kalohet planeve individuale.
Ku duhet të drejtohemi për t’u siguruar?
Plane sigurimi shiten pothuajse nga të gjitha institucionet financiare, edhe nga ato që nuk kanë produkte sigurimesh të vetat. Gjithashtu ato ofrohen edhe nga brokerat që shpesh janë të specializuar në këtë fushë. Por parësore është që të shkohet tek profesionistët e fushës që mund të japin këshilla të vlefshme dhe në morinë e produkteve që ofron tregu të propozojnë ato produkte që shërbejnë më mirë në situaten dhe objektivat e një individi. Një kontrate sigurimi me premium të lartë nuk do të thotë se është më e përshtatshmja dhe garanton sigurim efektiv për një individ apo familje në një situatë të caktuar se sa një kontratë me premio të ulët por e ndërtuar me profesionalizëm.
Hasan.Misiri@investorsgroup.com
Premio e përafërt për sigurim jete për $250,000, mashkull, nuk pi duhan, shëndet i mirë.
| MOSHA | PREMIO MUJORE |
||
| Sigurim pa afat | Sigurim me afat 10 vjet | Sigurim me afat 20 vjet | |
| 35 - 39 vjeç | $ 105 | $ 30 | $ 40 |
| 45 - 49 vjeç | $ 200 | $ 45 | $ 65 |
| 55 - 59 vjeç | $ 370 | $ 110 | $ 130 |